Real i Madridit është maja e futbollit dhe për çdo futbollist aktivizimi me “mbretërorët” do të ishte finalizimi i një ëndrre. Kështu i ka ndodhur edhe Roben, lojtar që tani aktivizohet me Bayern Mynih. Aventura e tij në Spanjë është aq impresionuese për të, aq sa në një intervistë të fundit i ka habitur të gjithë.

“Në 2009-ën kur lashë Realin dhe shkova te Bayern Mynih, bëra një hap pas”, është shprehur Roben në një intervistë për “Fox Sport”.

Sulmuesi holandez rikthehet të flasë për transferimin e tij në Bundesligën 1, pasi u largua nga klubi më i titulluar në Europë, ndërsa pranon se kishte dyshime për të ardhmen e tij te Bayern.
UD+Almeria+v+Real+Madrid+La+Liga+7UQW2LIBcPtl
“Reali kishte shpenzuar shumë në atë periudhë dhe mu tha nga ana e drejtuesve se duhet të më shisnin që të ulnin defiçitin. Unë dhashë maksimumin në atë skuadër, por nuk më dhanë asnjë shans për të treguar veten, mu desh vetëm të largohesha”.

“Në atë periudhë, Bayerni nuk ishte mes më të mirëve të Europës. Ishte vendimi më i vështirë i jetës sime, sepse ishte një hap pas.
Në fund firmosa sepse drejtuesit e klubit këmbëngulën shumë, madje edhe Van Gal pati një rol të madh dhe vendimtar në transferimin tim në Mynih”, deklaroi Arjen Roben.

“Holandezi fluturues” më pas u shndërrua në një nga futbollistët më të mirë të globit duke ndihmuar shumë Bayernin të rikthehej aty ku e kishte vendin.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb