TIRANË- Ai njihet për deklarata kontroverse, shpesh herë që ngjallin debat, por edhe kaq larg nuk kishte arritur. Bëhet fjalë për këngëtarin Kastro Zizo i cili ka shprehur një dëshirë të çuditshme në rrjetet sociale. Ai ka thënë se dëshiron të lërë veten shtatzënë.

Kastro e ka postuar dëshirën në “Instastory” duke u vënë sërish në qendër të mediave rozë.
“Dua të lë veten shtatzënë, ta pjell dhe në fund t’i bëj moral për kontraceptivët”, shkruan Kastro në Instagram. Duket si një formë autokritike për veten apo çfarë vetëm Kastro Zizo di ta shpjegojë.

Kantautori edhe pak ditë më parë bëri një deklaratë të çuditshme në ekran, ku tha se “dashuria është për injorantët dhe të varfrit”, dhe më pas kërkonte nuse në internet. Kastro Zizo është baba i dy fëmijëve, një vajze dhe një djali me dy partnere të ndryshme.

kastro-e

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb