Klientët e restoranteve do të marrin një zbritje prej 50% nga faturat e tyre gjatë muajit Gusht, sipas planit të qeverisë për të ndihmuar këtë sektor të goditur nga kriza dhe turizmin në përgjithësi.

Kancelari Rishi Sunak zbuloi planin “ha jashtë për të ndihmuar” si pjesë e një sërë masash për rinisjen e ekonomisë në mes të pandemisë koronavirus.

Plani do të thotë që njerëzit gjatë muajit Gusht mund të përfitojnë deri në 10 pound zbritje për person çdo herë që hanë jashtë, midis të hënës dhe të mërkurës.

  1. Sunak gjithashtu tha që TVSH-ja për mikpritjen dhe turizmin do të bjerë në 5%.

Ulja, nga 20%, do të jetë e vlefshme për gjashtë muajt e ardhshëm.

 (Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb