TIRANE

Reperi i njohur shqiptar Vig Popa ka pësuar rënie drastike në peshë dhe këtë gjë e ka komentuar për median e Kosovës ‘Telegrafi‘ se ka humbur plot 45 kilogramë.

I pyetur për mënyrën se si vendosi ta bënte këtë kthesë në jetën e tij, ai tregoi se ishte ndryshimi i stilit të jetesës që nga zhvendosja e tij në Suedi.

“Deri tash i kam humbur 45 kilogramë, me ushtrime e jetesë të shëndetshme. Jeta pa rregull e rutina që e kom pasur në Kosovë e ka bërë shumë të vështirë e të pamundshme për mua të mbaj peshën në rregull e shëndetin optimal. Po tash në Suedi po jetoj ndryshe, po ha, po flej, po ushtroj me rregull edhe e gjithë kjo po rezulton në humbje të peshës edhe në përmirësimin e shëndetit tim në përgjithësi”, u shpreh Vig Poppa.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb