TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari nga Kosova që kthehej nga Zvicra duke kaluar përmes Shqipërisë.

Në mesazhin e denoncuesit thuhet se ai bashkë me familjen është ndaluar nga policia në Shkodër dhe polici i ka vendosur gjobë për shkak të dritave të fikura por kur i kanë kërkuar fletën e gjobës polici nuk ka dashur tua japë.

STATUSI I BERISHËS
Qytetari dixhital denoncon çunat e krimit!
Ja si ata zhvatin qytetarët që kthehen për pushime.
Lexoni mesazhin e tij. sb

“Përshëndetje z. Kryeministër, jam një qytetar nga Kosova, tani duke u kthyer nga Zvicra me familjarë që jetojnë atje, pasi kaluam Shkodrën 20km hasëm me një patrol të policisë shqiptare. Makina jonë kishte dritat e fikur, punëtori polic na tregoi që duhet të ju penalizojmë për arsye që dritat janë të fikura dhe penalizimi ishte 1000 leke, ne u pajtuam ta paguajmë penalizimin por kërkuam tiketën e penalizimit, punëtori polic nuk pranoi me na i dhënë tiketën, pas insistimit tonë të shumtë ai vajti në makinë dhe mbaroi një tiket tjetër të re, të lutem shiko tiketën se në tiketë nuk shënon asgjë për çka jemi penalizuar, dhe me këtë ne kuptuam që punëtori polic deshti me na vjedh”.

Berisha fb

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: