Guvernatori i shtetit të Nju jorkut, Andrew Cuomo njoftoi sot se shkollat njujorkeze mund të rihapen sërish në vjeshtë.

“Nëse kushdo mund t’i hapë shkollat, edhe ne mund t’i hapim shkollat. Kjo vlen për çdo rajon të shtetit”, tha Cuomo.

Zyrtarët do të vazhdojnë të monitorojnë shkallën e infeksionit deri në ditën e parë të hapjes së shkollave dhe udhëzimet do të ndryshojnë nëse niveli i infeksionit rritet.

Gjithashtu, Cuomo sqaroi se shkollat mund të zgjedhin nëse duan të ofrojnë orë mësimore në largësi ose në natyrë.

Megjithatë, shkollat e Nju Jorkut janë të detyruara të postojnë planet e tyre për testimin dhe gjurmimin e COVID-19 në faqet e tyre të internetit, përveç çdo plani për mësimin në distancë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb