SERBI-Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç ka folur sot rreth iniciativave në Kosovë për formimin e ushtrisë së Kosovës. Sipas tij, një gjë e tillë e “kërcënon stabilitetin dhe sigurinë”.

Sipas ministrit të Jashtëm serb, formimi i ushtrisë është në kundërshtim me rendin juridik ndërkombëtar aktual dhe Rezolutën 1244, e cila KFOR-in e konsideron si të vetmen formë të pranisë ushtarake atje.

Daçiç ka thënë se formimi i një ushtrie që do të shërbente krahas KFOR-it nuk mund të bëhet për ndonjë arsye, pos për ndonjë konflikt të ri, shkruan agjencia e lajmeve FoNet, transmeton Express.

“Për çfarë tjetër do të shërbente ajo forcë krahas KFOR-it, pos për ndonjë konflikt eventual”- ka thënë Daçiç.

(BalkanWeb)

Etiketa: