Ministri i Punëve të Jashmte, Ivica Daçiç, ka thënë sot se është i bindur se komuniteti ndërkombëtar do të respektojë qëndrimin e Serbisë, kundër formimit transformimit të FSK-së në ushtri të Republikës së Kosovës.

Madje ai ka folur edhe në emër të NATO-s, duke thënë se ata i kanë dhënë një garanci se ushtria e Republikës së Kosovës nuk do të ketë drejtë të operojë në veri të Kosovës pa miratimin e KFOR-it.

Këto deklarime Dacic i ka bërë gjatë një konference të quajtur “Sfidat e sigurisë për Ballkanin Perëndimor dhe Serbinë.

Ai ka thënë se është e rëndësishme që të normalizohen raportet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.
Shefi i diplomacisë serbe shpreson se misioni i NATO-së dhe KFOR-it do të vazhdojnë të qëndrojnë në Kosovë.

Qeveria e Kosovës javën e kaluar ka miratuar tre projektligje të rëndësishme për transformimin e FSK-së në ushtri. Një gjë e tillë ka nxitur reagime të shumta në serbi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb