Ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiç edhe njëherë ka vazhduar të argëtojë masat me sjelljen e pazakontë. Daçiç ka marrë mikrofonin dhe ka nisur të këndojë në qytetin e Budvas.

Daçiç këndoi këngë të tilla si “Milacka” dhe “Plavi orkestar” (Orkestri i kaltër), por edhe “Beso në dashuri” të këngëtarit kroat Oliver Dragojeviç, raportojnë mediat e rajonit.

Dacic në Budva po drejton delegacionin serb në Forumin e katër të BE-së për makro-regjionin adriatiko-jonik (EUSAIR). Në media shkruhet se edhe ata që ishin mbledhur në këtë mini-koncert janë argëtuar dhe madje kanë filluar të këndojnë së bashku me të.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb