Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç ka hedhur poshtë zërat se shteti serb do ta njoh në çfarëdo forme pavarësinë e Kosovës.

Ai ka konfirmuar për B92 se nuk do të pranohet kapitulli 35 nëse në të thuhet se duhet të definohen kufijtë shtetëror të Serbisë me fqinjët, transmeton Telegrafi.

“Nuk është e pranueshme për ne kufiri mes Serbisë dhe krahinës tonë jugore. Mes Serbisë dhe Kosovës nuk ka dhe nuk do të ketë kufi. Edhe nëse ekziston një gjë e tillë në kapitullin 35 të Bashkimin Evropian, nuk do ta nënshkruajmë”, ka thëne Daçiç, duke hedhur poshtë të gjitha spekulimet se Serbia nuk do ta pengojë Kosovën në rrugën drejt organizmave ndërkombëtare.

Ai ka thënë gjithashtu se në këtë rrugë Serbisë po i ndihmon edhe qëndrimi i pesë shteteve të BE-së me mos njohjen e pavarësisë së Kosovës.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: