SERBI

Unioni i Komoreve ka tërhequr njohjen e pavarësisë së  Kosovës, thekson Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç.

Daçiç tha në një konferencë shtypi me Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimin Ndërkombëtar të Unionit të Komoreve, Suef Mohamed El-Amin, se ky shtet është vendi i dhjetë që tërhoqi njohjen.

Ministri i Jashtëm i Serbisë njoftoi më herët se ai pret që një vend tjetër të tërheqë njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Unioni i Komoreve është një republikë shtetërore, e vendosur në pjesën veriore të Kanalit të Mozambikut në bregun lindor të Afrikës ndërmjet Mozambikut verilindor dhe Madagaskarit veriperëndimor.

Drzo3asxgaabk3e 1541590530 6494464
Drzo3asxgaabk3e 1541590530 6494464

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb