SERBI-‘ Mbreteria e Lesotos në Afrikën e Jugut tërhoqi qëndrimin politik mbi statusin e Kosovës dhe deklaratat që mund të interpretohet si njohje e pavarësisë së Kosovës’- tha ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë Ivica Daçiç, pas një takimi me kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm të atij vendi afrikan, transmeton “Zëri.info”.

Qeveria e Mbretërisë së Lesotos ka rishikuar qëndrimin e saj politik për statusin e Kosovës, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Lesotos.

“Qeveria e Mbretërisë së Lesotos beson se kontributi i saj i vetëm për statusin e ardhshëm të Kosovës duhet të jetë për të mbështetur dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, në vend të përcaktimit të statusit të saj para se të përfundojë dialogu.

Prandaj, shtetësia e Kosovës është një çështje e parakohshme. Qeveria e Mbretërisë së Lesotos nuk ka komentuar mbi këtë çështje, as nuk do të bëjë kështu derisa dialogu mes të dy palëve të përfundojë. Kur palët arrijnë një marrëveshje, Qeveria e Mbretërisë së Lesotos do ta mbështesë atë në mënyrë të vendosur”-thotë deklarata.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: