Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiç deklaroi sot se nuk do të lejojë që të hiqet Republika Srpska nga Bosnja dhe Hercegovina.

Po ashtu ai ka shtuar se nuk do të lejoj që Bosnja dhe Hercegovina të njohë Kosovën.

“Ne nuk mund të lejojmë dikë të sfidojë Republika Srpska, të kërkojë heqjen e saj, ose të kërkojmë që të njohë pavarësinë e Kosovës. Ne nuk e kemi toleruar atë deri më tani, dhe nuk do ta bëjmë as në të ardhmen”, ka thënë Daçiç në një intervistë për Srna.

Deklarata të tilla nga Daçiç janë bërë të vazhdueshme. Ndërkohë, kur mbante postin e ministrit të Jashtëm ka bërë përpjekje që të ndalojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb