Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç e ka quajtur absurde dhe qesharake deklaratën e Kryetarit të Këshillit të Ministrave të Bosnjës e Hercegovinës [BeH], Denis Zvizdiç se ndryshimi i kufijve në Ballkan do të thotë hapje e Kutisë së Pandorës.

Daçiç tha se “Kutia e Pandorës” për Kosovën është hapur dheka shtuar se “Bosnjën nuk e pyet askush”.

“Bosnjë dhe Herzegovinën nuk e pyet askush se çfarë mendimi apo qëndrimi ka për çështjen e Kosovës. Kush janë ata që të pyeten për çështjen e Kosovës. Këtë çështje e zgjidhin vetëm fuqitë e Mëdha”, tha Daçiç, raporton B92.

Sipas Daçiç, nuk ka sot “Kuti të Pandorës”, por që më herët, në kohën që Kosova u shpall e pavarur dhe Beogradi foli.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb