Kryetari i Kuvendit të Serbisë Iviça Daçiç, ka komentuar sërish luftën në Ukrainë.

Daçiç është shprehur se Serbia nuk ka ndërmend të ndryshojë qëndrimin e saj dhe se qëndrimi i Beogradit bazohet në respektimin e parimeve të së drejtës ndërkombëtare.

“Sado që këto parime të mos vlerësohen sot ne mbështetemi fort pas tyre. Nuk kemi zgjidhje tjetër sepse edhe për çështjen tonë të hapur me rëndësi të madhe shtetërore dhe kombëtare , çështjen e Kosovës ne kemi të drejtën ndërkombëtare dhe ne nuk do të heqim dorë prej saj”, ka thënë më tej Daçiç,.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb