SERBI-Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç deklaroi se Serbia sigurisht se fillimisht nuk do ta njohë Kosovën, e më pas të bisedojë me Prishtinën, raporton Anadolu Agency (AA).

“Asnjë vend në botë këtë nuk do ta pranonte, nuk do ta bëjë as Serbia, pavarësisht nga presionet dhe bisedimet që dikush do të udhëheqë apo jo”, tha Daçiç pas takimit me ministrin e Punëve të Jashtme të Ishujve të Kepit të Gjelbër, Luis Filipe Lipesh Tavaresh.

Daçiç shtoi se Gjermania dhe Britania e Madhe kundërshtojnë të flasin për ndryshim të mundshëm të kufijve ndërsa vendet e tjera mbështesin dialogun dhe nuk ndërhyjnë në atë çfarë do të jetë zgjidhja.

Luis Filipe Lipesh Tavaresh deklaroi se vendi i tij mbështet Serbinë dhe integritetin e saj territorial.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: