Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të ruajtur stabilitetin dhe përparimin e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor. Kjo u deklarua në një takim me diplomatët rajonalë, duke përfshirë edhe Serbinë.

Në vazhdën e kësaj u organizuan takime mes Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-ve, Herbert Raymond McMaster, dhe të ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiç, njoftojnë mediat serbe.

Ministri i Jashtëm serb, Daçiç njoftoi se në takim është shprehur gatishmëria për intensifikimin e bashkëpunimit mes SHBA-ve dhe vendeve të rajonit, ndërkohë që ai kishte deklaruar se na duhet një minimum interesi mes të dy vendeve për stabilitetin në rajon.

“Në takim secili shfaqi mendimin e vet, ndërkohë që unë thashë që nuk do të ketë stabilitet në rajon përderisa SHBA nuk gjejnë interesin e përbashkët me popullin më të madh në rajon e që janë serbët”, deklaroi ministri serb Daçiç.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: