Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç kërkoi sot heqjen e taksës 100% që është vendosur nga Kosova për mallrat serbe.

Në një prononcim për ‘Tanjug’ diplomati serb tha se për këtë çështje nuk duhet të ketë lojë të dyfishtë, por ajo duhet patjetër të zgjidhet.

“Ai që i dha jetë këtij monstrumi politik në Prishtinë, duhet ta zgjidh këtë problem. S’ka lojëra të dyfishta.”, -ka thënë kryediplomati serb. Po ashtu Daçiç shtoi se Kosova nuk duhet të dalë kundër SHBA-ve për heqjen e kësaj takse.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb