TIRANE – Deputetja socialiste, Arta Dade ka kërkuar që Kryesia e PS-së të ndjekë çështjen e Berishës dhe të mos mjaftohet vetëm me përjashtimin e tij 10 ditë nga parlamenti.

“News24” ka zbardhur diskutimet në mbledhjen e grupit të PS-së, ku deputetja Dade i është drejtuar kryeministrit Rama me fjalët: “Kaq mund të themi për masën ndaj Berishës? Nuk firmosëm për largim 10 ditor të Berishës, firmosëm që ta ndjekim penalisht.”

Nga ana e tij, kreu i grupit të PS-së Gramoz Ruçi tha se çështja e Berishës tashmë i takon Kuvendit dhe prokurorisë. “Kaq mund të bëjmë për çështjen e Berishës”- tha Ruçi.

Byroja e Kuvendit vendosi ta përjashtojë ish-kryeministrin Berisha 10 ditë nga punimet e parlamentit, pas thirrjes së tij për armatosjen e shqiptarëve.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: