Në takimin e zhvilluar sot në Komisionin e Jashtëm është diskutuar për ngjarjet e ditëve të fundit në Kosovë.

Pas tentativës së trenit serb të nisur nga Beogradi që kishte destinacion Mitrovicën apo dhe arrestimit të Haradinajt, kryetarja e Komisionit, Arta Dade i konsideroi ngjarjet e fundit në veri të Kosovës si provokative.

“Ngjarjet e fundit në Kosovë kanë qenë provokative. Këto skena duan të kthejnë Ballkanin pas në vite,” tha ajo në Komision.

Dade gjithashtu tha se për situatën e krijuar në Kosovë do të bëhet një seancë e posaçme. “Ngjarjet në Kosovë do të kenë vëmendjen e Komisionit. Do të mblidhet një seancë e posaçme për situatën e krijuar. Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi do të raportojë për gjendjen e krijuar atje”.

(e.f/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb