TIRANË-Një delegacion i Komisionit për Politikën e Jashtme i Parlamentit te Bullgarisë, i kryesuar nga kryetarja Dzhema Grozdanova, po zhvillon një vizitë zyrtare në Tiranë, me ftesë të kryetares së komisionit të Jashtëm, Arta Dade. Gjatë takimit me anëtarët e dy komisioneve homologe, Dade e vuri theksin tek ndërtimi i Korridorit 8-të, duke theksuar se të dyja shtetet duhet t’i japë një impuls të ri këtij projekti, një nga më të rëndësishmit për të dyja shtetet dhe rajonin. Pasi falenderoi Bullgarinë për mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në NATO dhe proceset integruese drejt BE-së, ajo u ndal tek situata në rajon.

Shqipëria vazhdon të mbetet një faktor stabiliteti, tha Dade, ndërsa nënvizoi se po ndiqen me shqetësim zhvillimet në Maqedoni, Me këtë rast ajo inkurajoi palët që të bashkëpunojnë për zhvillimin e zgjedhjeve konform parametrave ndërkombëtarë, për t’i dhënë fund krizës. “Duhet të vazhdojnë përpjekjet për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, pasi kjo do të ndikonte në konsolidimin e institucioneve demokratike, u shpreh Dade. Krahas kësaj, kryetarja e komisionit të Jashtëm të Shqipërisë, vlerësoi votën ‘pro’ që Bullgari dha në anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, ndërsa theksoi se pala shqiptare mbështet integrimin e plotë të Kosovës në proceset Euro-Atlantike. Dade theksoi ndër të tjera se Shqipëria është pjesë e Politikës së Përbashkët dhe të Sigurisë të Bashkimit Europian si vend kandidat, si dhe është radhitur në krah të koalicionit të gjerë eruroatlantik në luftën kundër terrorit.

Lidhur me krizën e refugjatëve, Dade u shpreh se autoritetet shqiptare janë të përgatitura për të dhënë kontributin e tyre në zgjidhjen e kësaj krize. Kryetarja e Komisionit për Politikën e Jashtme, znj. Arta Dade, priti anëtarët e Komisionit homolog të Parlamentit të Bullgarisë. Në këtë takim, një fokus të veçantë iu dha edhe marrëdhënieve ekonomike-tregtare Shqipëri-Bullgari ku Dade u shpreh se ka ende hapësira të pashfrytëzuara dhe se të dyja shtetet duhet t’i japë një impuls të ri ndërtimit të Korridorit të 8-të, duke e cilësuar një nga projektet më të rëndësishme për të dyja shtetet dhe rajonin. Duke diskutuar për marrëdhëniet politike, znj. Dade theksoi se ato janë të shkëlqyera dhe se në këtë drejtim, duhen shtuar edhe më shumë shkëmbimet në nivel parlamentar edhe përmes Komisioneve homologe.

Nga ana saj, kryetarja e Komisionit të Jashtëm te Parlamentit bullgar, Grozdanova vlerësoi përpjekjet e Shqipërisë për t’u anëtarësuar në BE dhe theksoi se e inkurajon palën shqiptare në miratimin e reformës në drejtësi, gjë e cila do ta ndihmonte shtetin shqiptar në proceset integruese.
Grozdanova theksoi se Ballkani Perëndimor është një rajon me rëndësi për Bullgarinë dhe se Bullgaria mund të luajë një rol të rëndësishëm për integrimin e këtij rajoni. Ajo tha se bashkëpunimi rajonal dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë sidomos në rajonin tonë janë me rëndësi të madhe.
Ndër të tjera, Grozdanova theksoi se Bullgaria do të vazhdojë ta mbështesë Shqipërinë në procesin integrues në BE.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: