MOSKE – Dadoja mostër, që i preu kokën vogëlushes 4-vjeçares Nastia në Moskë, ka dalë përpara gjykatës me një buzëqeshje që i ka shokuar të gjithë. Aspak e penduar për krimin makabër që kishte kryer, 39-vjeçarja Gyulchehra Bobokulova u ka thënë gazetarëve, përpara se të hynte në gjykatë, se Allahu e kishte urdhëruar t’i priste kokën vajzës.

“Allahu po dërgon një profet të dytë që të na sjellë lajme për paqen. Kam uri, do vdes për një javë. Ky është fundi i botës, më kanë ndaluar të ha.”- ka dhënë gruaja nga kafazi i hekurt në gjykatë.

Sipas hetuesve, 39-vjeçarja kishte vuajtur në të kaluarën nga skizofrenia.

Gyulchehra Bobokulova u arrestua në stacionin e metrosë në Oktiabriskoie Polementre me kokën e vogëlushes në dorë, teksa thërriste “Allahu është i madh”.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: