TIRANE

Një këngë me mamanë e saj, është tanimë një ëndërr e realizuar për Dafinën. Zeqiri ka ndarë një foto të mamasë në llogarinë e saj dhe kaq ka mjaftuar të zbulojë të rejat e fundit nga projektet muzikore.

“Sa e lumtur jam që e kam një këngë bashkë me ty më në fund! Dafinëmoj”, ka shkruar këngëtarja krah fotos, duke zbuluar se kjo këngë do të jetë pjesë e albumit të ri të saj.

Të jetë një baladë a një këngë ritmike? Këtë nuk e dimë. Ama mësuam nga e ka marrë talentin për muzikë Dafina, nga kush përvçse nga mamaja e saj.

Në intervista të ndryshme, Dafina ka treguar se ka një dobësi shumë të madhe për mamanë e saj, me të cilën ka kaluar periudha të vështira për shkak të problemeve me shëndetin, të lëna pas tanimë.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: