TIRANE

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri dhe DJ Geek janë ndër çiftet më të përfolur në botën e show bizz-it.

Ata shpesh ndajnë me ndjekësit e tyre imazhe të ndryshme nga jeta profesionale, përkatësisht promovimi i projekteve të reja muzikore, por nuk mungojnë herë pas here edhe imazhet nga përditshmëria.

Së fundmi, çifti kanë ndarë me fansat e tyre në InstaStory një çast intim, të shijuar së bashku në ballkonin e shtëpisë së tyre.

Në fotografi, Geek duke marrë një përqafim të ngrohtë nga Dafina, e cila dukej mjaft atraktive dhe provokuese në bikini.

“Këtu, për pamjen”, ka shkruar Geek në mbishkrimin e fotografisë, ndërsa i referohet pamjes panorameske në prapavijë, ku shfaqet qyteti i Prishtinës.

E njëjta fotografi më pas është rishpërndarë nga Dafina në InstaStory. Ndërkohë, sa i përket muzikës, Zeqiri është duke shijuar suksesin e këngës së saj më të fundit, “Duro”, e cila erdhi si projekt për ndërgjegjësimin për personat që vuajnë nga shëndeti mendor.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: