Këngëtarja Dafina Zeqiri dhe DJ Geek padyshim që janë një nga çiftet më të dashura të showbiz-it shqiptar. Përveç se në marrëdhënie dyshja janë së bashku edhe në punë ku çiftin e shohim gjithmonë duke performuar pranë njëri tjetrit.

Ata nuk ngurrojnë të ndajnë me ndjekësit e tyre momente të ëmbla, shpesh edhe gazmore duke fituar goxha simpati nga njerëzit. Së fundmi artistja ka postuar në Insta Story një foto ku shfaqet krahë Dj Geek dhe mbi të shkruan “ I dashur bashkëshorti im i ardhshëm, je më i miri. Të dua.

Kaq ka mjaftuar që fansat të mendojnë se Dafina dhe muzikanti janë në prag të martesës. Kjo nuk është hera e parë që çifti bën deklarata të tilla për njëri tjetrin dhe mesa duket publiku mezi po e pret ditën që dyshja të kurorëzojë dashurinë e tyre.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Kujtojmë se Dafina dhe Dj Geek konfirmuan romancën e tyre në fillim të 2020. Për muaj me radhë ata u vendosën në qendër të vëmendjes, për lidhjen e papritur të dashurisë dhe ndarjen po aq të shpejtë të tyre.

Vetëm disa muaj nga lidhja e tyre, Dafina deklaroi se kishin vendosur të ndahen. Këngëtarja tregoi se i ishte dashur të zgjidhte mes lidhjes me të dhe karrierës, ndaj vendimi më i mirë i momentit sipas Dafinës ishte të zgjidhte karrierën.

Ndonëse të ndarë ata vijuan të shoqërohen me njëri-tjetrin dhe të punonin si më parë duke u shfaqur kudo bashkë. Në fund të 2021, Dafina dhe Geek konfirmuan rikthimin me njëri-tjetrin dhe që atëherë janë shfaqur shumë të lumtur dhe të dashuruar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: