Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri dhe DJ Geek prej kohësh kanë rrëmbyer vëmendjen e publikut me ngacmimet që i bëjnë njëri-tjetrit në rrjetet sociale.

Ndonëse ende nuk kanë dalë publikisht me një deklaratë rreth raportit të tyre, dyshja vazhdojnë të përfliten nga fansat për një lidhje të mundshme.

Ishte pikërisht dita e Shën Valentinit, kur ata vendosën të ndajnë me fansat një fotografi shumë të veçantë që kanë realizuar së bashku ditëve të fundit.

Bëhet fjalë për një fotografi të realizuar gjatë xhirimeve të klipit më të fundit të Dafinës, “Merri krejt”.

Dafi
Dafi

Në këtë imazh, dyshja shfaqen shumë pranë njëri-tjetrit, teksa Dafina i ka duart rreth qafës së Geek dhe duket sikur do t’i japë atij një puthje.
Dafina dhe Geek janë bashkëpunëtorë prej shumë kohësh, teksa vitin e kaluar bënë bujë me bashkëpunimin e tyre shumë të suksesshëm “Alo”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb