TIRANE

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, është në prag të lançimit të albumit të saj më të ri, “Dafinë moj”.

Ajo ka treguar se ky album është i frymëzuar nga jeta e saj personale dhe në tërësi është një dedikim për nënën e saj, Melihate Zeqirin, me të cilën edhe interpreton këngën e parë të albumit, me të njëjtin titull si albumi.

Duket se puna shumëvjeçare dhe përkushtimi për t’ua sjellë fansave këtë albumin, e ka rritur dashurinë e Dafinës për projektin në fjalë.

Kjo pasi ajo ka vendosur që emrin e albumit edhe ta jetësojë në trupin e saj, përkatësisht në shpinë, ku ka realizuar një tatuazh, ku shkruhet “Dafinë moj”.
Tatuazhit, ajo i ka bashkëngjitur një kurorë, e cila është edhe simbolika e studios dhe ekipit të saj, Moneyz Team.

Këngëtarja Zeqiri e ndau me ndjekësit e saj në Instagram tatuazhin e ri, përmes një fotografie, duke shkruar në mbishkrimin e saj: “A ka faj ktu Da-fi-na?”.
Me këtë frazë ajo i është referuar një prej këngëve të saj të fundit, “Llafe llafe” në bashkëpunim me Lyrical Son, e cila u publikua pak javë më parë dhe u prit mirë nga publiku.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: