TIRANE

Dafina Zeqiri konfirmon rikthimin me Dj Geek me disa foto mjaft të këndshme të publikuara në Instagram. Siç shihet çifti po kalon disa dië pushime së bashku në mes dëborës. Ata kanë shkrepur edhe dy foto, tek njëra prej të cilave janë duke u puthur.

Nga ana tjetër vetë Geek ka publikuar një video shumë të ëmbël krah Dafinës teksa e përqafon dhe e puth. Dy të dashuruarit duken më të lumtur se kurrë në krahët e njëri-tjetrit.

Çifti është lidhur prej kohësh, por për disa muaj lanë të kuptohej se ishin shkëputur nga njëri-tjetri dhe publiku nuk e dinte nëse do kishte një rikthim të tyre. Së fundmi filluan prapë thashetheme se Dafina dhe Geek janë bashkë. Mesa duket ata kanë dashur ta tregojnë hapur çdo gjë me foton më të ëmbël dhe ja kanë dalë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: