Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, është mjaft aktive dhe ndan me ndjekësit imazhe e video të ndryshme ne rrjetet sociale.

Ajo së fundmi ka ndarë një set fotografik, në të cilin ka marrë vëmendje me paraqitjen provokuese.

Zeshkania shfaqet e veshur tërësisht në të zeza me një fustan të tejdukshëm, ku ka zbuluar pak më shumë se ç’duhet. “Hajde o shpirt veç kallzo unë ty kur ta kom prish?”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë postimit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Të shumta qenë komplimentet që mori në sesionin e komenteve nga miqtë e ndjekësit. Bukuroshja po shijon së fundmi suksesin e këngës së re “Copa Copa”, të cilën e solli një muaj më parë në bashkëpunim me Alban Skënderajn.

Ky projekt i tyre për kaq kohë të shkurtër mblodhi mbi shtatë milionë klikime në YouTube.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb