Rita Ora ka nxitur reagime me paraqitjen e saj në “The Voice UK” të BBC për shkak të dekoltesë që i zbulonte gjoksin. Daily Mail ka bërë një portret për këngëtaren e famshme me origjinë nga Kosova duke rikujtuar se ajo dikur mbante mbiemrin e Sahatçiu, se është e bija e një biznesmeni dhe psikiatreje, Besnikut dhe Verës dhe se nuk e kishte kërkuar me çdo kusht famën.
Daily Mail rikujton se ajo ka shkuar në Londër nga Prishtina. E lindur më 1989, Rita e mori emrin e saj nga aktorja Rita Hayworth, e cila ishte aktorja e preferuar e prindërve të saj. Ndërsa mbiemri Ora ajo e mori më 1991 kur familja kishte lëvizur në Londrën Perëndimore, për shkak se është më e lehtë për ta shqiptuar atë.

Shkas i shkrimit për Rita Orën është bërë paraqitja e saj e fundit të BBC me dekoltenë e saj që i zbulonte gjoksin. Për këtë BBC ka marrë shumë reagime nga shikuesit, por ky televizion është përgjigjur duke thënë se ajo ka qenë vetëm një dekolte.

Tani Rita do të jetë çdo javë në “The Voice UK” për një shumë marramendëse prej 500 mijë Paund. Përkrah saj është edhe legjenda Tom Jones.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: