Daily Mail i ka kushtuar një artikull vizitës se ish-kryeministrit Britanik Tony Blair në Shqipëri. Sipas kësaj gazete, thuajse një muaj më parë, ish-kryeministri dukej i shkatërruar dhe i keqardhur gjatë një konferencë shtypi në Londër mbi gabimet e bëra pas vendimit të tij për të pushtuar Irakun.

“Por javën e kaluar, Tony Blair shfaqi një figurë shumë të ndryshme. Veshur me një këmishë të hapur, syze dielli dhe varëse floriri me kryq, ai pozoi për një foto në këtë vend me diell të Europës Jugore. Dukej sikur e kishte lënë pas traumën e pësuar nga hetimi Chilcot për luftën nw Irak”, shkruan Daily Mail.

Mediat britanike thotë se ‘Udhëtimi i ish-Kryeministrit në Shqipëri doli në dritë, kur Kryeministri socialist Edi Rama postoi foton e tyre në Facebook. Këtu kuptohet se ata ndodhen në Dhërmi, një fshat në jug të Shqipërisë, ku zoti Rama ishte në pushime’.

“Por zoti Blair, 63 vjeç, është parë duke arritur në këtë zonë javën e kaluar me anë të një helikopteri ushtarak, sipas raporteve në një stadium në Himarë, rreth 130 milje në jug të kryeqytetit Tiranë. Z. Blair ka lidhje të gjata me Shqipërinë, duke qenë i emëruar tre vjet më parë si këshilltar i z Rama. Bashkëshortja e tij Cherie ka vepruar gjithashtu si një avokate për qeverinë shqiptare.
Një zëdhënëse e zotit Rama njoftoi se zoti Blair kishte bërë një “vizitë të shkurtër dhe private”. Ajo shtoi se “Z. Blair nuk është paguar kurrë nga qeveria shqiptare.”
Zyra e zotit Bler tha se ai ishte atje për një vizitë të shkurtër, private”, shkruan Daily Mail.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: