BRITANI – Gazeta britanike “Daily Mail” shkruan sot se trafikantët po i ofrojnë peshkatarëve shuma të mëdha parash, për të dërguar emigrantët shqiptarë nga Franca për në Britani përmes detit.

Peshkatarët britanikë tregojnë për prestigjozen “Daily Mail” se trafikantët e qenieve njerëzore i ofrojnë shuma të mëdha parash për të kaluar emigrantët përmes kanalit te La Manshit.

Gazeta britanike, e cila prej ditësh po shkruan për fenomenin e emigrantëve shqiptarë që po kalojnë natën nëpër çadra në Dieppe të Francës në pritje për të hyrë në Angli, shkruan se një peshkatar ishte shumë i shqetësuar rreth lehtësisë së trafikimit në bregun jugor saqë ka informuar Departamentin për Emigracionin.

“Po na ofrojnë 20 deri në 25 fishin e atyre që mund të fitojmë duke peshkuar në ditë, por të gjithë e dinë që është e paligjshme dhe se kjo gjë dënohet me burg”,- shkruan ‘Daily Mail’, duke cituar peshkatarin.
(er.nu/news24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb