Në momentin më të vështirë, atëherë kur tek Flamurtari nisi eksodi i lojtarëve, i paralajmëruar kohë më parë, vlonjatët arrijnë të nxjerrin në pah të gjithë karakterin që mbart ajo fanellë, ai qytet, duke marrë një pikë në Durrës, e konsideruar një transfertë e “zjarrtë”.


Në konferencë për shtyp, Ilir Daja theksoi se ekipi ka nevojë urgjente për përforcime pasi në sfidën e radhës atë kundër Kukësit, i duhet të shpik një formacion nga e para. Danilo Alvesh ndodhet ende me pushime, Tomislav Bushiç dhe Silianovski zgjidhën kontratën me konsensus ndërsa nga sfida kundër Teutës, Daja humbi dhe tre titullarë të tjerë.


Franc Veliu u ndëshkua me karton të kuq, ndërsa Torasa dhe Kale plotësuan numrin e kartonëve. Në këto kushte Daja është i detyruar të bëjë pa gjashtë lojtarë titullarë në sfidën më të rëndësishme të javës së 20, atë kundër Kukësit. Jo vetëm paqartësitë më formacionin, në Vlorë vijon të jetë i hapur problemi me pagesat, një çështje që mund të sjellë të tjerë largime.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb