Derbi I përket së shkuarës. Partizani hedh pas krahëve barazimin kundër Tiranës dhe sheh përpara me mision kthimin te fitorja. Të kuqtë e kryeqytetit luajnë një tjetër sfidë e vështirë, pasi luajnë kundër Teutës që kërkon pikë. Këtë e di mirë Ilir Daja, që në konferencën për mediat tregon se çfarë ndeshje e pret skuadrën e tij.

Daja 3
Daja 3

“Është një ndeshje që besoj do të zgjidhet nga episodet, për vetë faktin se Teuta nuk ka asnjë humbje deri tani. Ne kemi shumë ndeshje që nuk pësojmë, do të thotë që të dy ekipet në fazën e mbrojtjes, nga mënyra sesi luajnë me tranzicione dhe presing sipër, besoj që do të jetë një ndeshje shumë e luftuar. Do të jetë akoma më e luftuar në 1/3 e mesit të fushës, në nivel paragjykimi gjithmonë. Do të ketë vështirësi shumë të madhe për të dyja ekipet në ndërtimin e aksioneve sulmuese. Besoj se ndeshja mund të zgjidhet edhe me episodet, nisur edhe nga fakti që u bënë disa ndeshje radhazi që ekipet luajnë çdo 3-4 ditë. Në javën e kaluar u pa numri i pakët i shënimit të golave. Kondicioni nuk është ai i startit të kampionatit”, ka thënë Daja.

3. Kerkohen Perforcime Me Syte Nga Kas, Partizani Beson Te Titulli
3. Kerkohen Perforcime Me Syte Nga Kas, Partizani Beson Te Titulli

Por kjo nuk e ndryshon objektivin e Partizanit për fitore. “Në momentin që jemi, më e rëndësishme është marrja e 3 pikëve. Kur merret edhe me lojë të bukur, ke më shumë besim për vazhdimësinë. Lojërat e mira e çojnë ekipin drejt marrjes së pikëve. Nesër duke qenë një ndeshje e vështirë, do të thoja që 3 pikët janë gjëja kryesore për të cilën do të futemi në fushë në këtë ndeshje të vështirë ndaj Teutës”, vijon tekniku. Pas rezervave për fushën e “Air Albania” ku u luajt derbi, Partizani kthehet në “Elbasan Arena”, një impiant ku të kuqtë kanë zhvilluar ndeshjet më të mira. “Fusha në Elbasan favorizon ekipin më të mirë. Nëse shprehesh mirë nuk ndikon negativisht, por është një suport i veprimit të ekipit që e komandon lojën. Shpresoj të bëjmë ne nesër më të mirën. Në 6 ndeshje Partizani ka luajtur 4 në transfertë dhe 2 po themi në shtëpi, sepse Elbasani tashmë është bërë stadiumi që ne presim ekipet kundërshtare. Prandaj merr rëndësi 3 pikëshi me Teutën. Sepse pas Vllaznisë më pas kemi 70% të ndeshjeve në shtëpi”, ka përfunduar Daja.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb