Ilir Daja, trajneri i Dinamos tregoi këndvështrimin e tij për News 24, pas barazimit pa gola ndaj Vllaznisë.
“Janë dy ekipe që luajnë hapur. Këtë e tregon numri i golave. Kur fillon loja që në minutën e 20-të, ashtu, është e vështirë.
Për një faull në mesfushë, faulli i dytë ishte karton i vërdhë, këtij spektakli nuk i përgjigjet niveli i arbitrimit. Ne me një lojtar mangut, barazuam numrin e lojtarëve, pastaj ju e patë që Vllaznia mbeti me një lojtar më pak.
Nëse do menaxhohej më mirë ndeshja, mund të kishte edhe më shumë spektakël. Jam i kënaqur. Këtë ndeshje e prishi gjykimi”- tha ai.
(J.S/BalkanWeb)