Xhetan Ndregjoni, daja i Endri Dumanit 11-vjeçarit që u shpëtua nga kampi famëkeq i Al Holi i ka të vështira fjalët dhe emocionet.

Për 6 vite ky burrë përlotej për nipin dhe mbesën e tij, që marria e të atit i çoi në Siri. Ai udhëtoi në disa shtete, trokiti në shumë dyer ku kërkoi ndihmë, ndërsa sot sërish u përlot, por nga gëzimi. Nipi i tij shpëtoi! Endri është në Shqipëri.

“Sot pata një gjysmë lumturie”, -tha ai në një intervistë për gazetaren e News 24, Dorjana Bezat.

“Tani kërkoj Evën. Pa të në shtëpi, nuk mund të jem i qetë”.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb