LEZHË- Policia e Lezhës ka dhënë detaje të reja rreth ngjarjes së rëndë në Torovicë, ku humbën jetë daja me nipin e tij. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 16:50. Burime zyrtare nga policia thanë se shtetasi me inicialet M. GJ., dhe 21-vjeccari me inicialet M.N., ishin duke pasutruar një pus uji kur ranë në fund të tij. Për pasojë ata humbën jetën.

“Sot, rreth orës 16:50, dyshohet se shtetasi M.Gj. rreth 35 vjeç, banues në Pukë dhe shtetasi M.N. rreth 21 vjeç, banues në Torovicë, kanë qenë duke pastruar një pus uji në fshatin Torovicë të Lezhës, dhe kanë mbetur në fund të tij. Menjëherë në vendngjarje janë nisur dhe kanë mbërritur shërbimi policor, shërbimi zjarrfikës dhe ambulanca, ku u bë e mundur nxjerrja e trupave të tyre, pa shenja jete.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, vazhdojnë hetimet në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në komunikatën e policisë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb