Nga Kievi në Kamëz, Skënderbeu do të kërkojë fitoren e dytë në kampionat, pas asaj në shtëpi ndaj Flamurtarit, javën e kaluar. Tre ditë pas transfertës ndaj Dinamos, e vlefshme për Ligën e Europës, trajneri Daja në një prononcim për “Supersport” ka treguar se objektivi kryesor i korçarëve është kampionati. Tekniku tiranas zbulon se do të ketë rotacion në sfidën ndaj Kamzës, kjo për shkak edhe të mungesave në mbrojtje të Osmanit dhe Jashanicës.

Objektivi në ndeshjen me Kamzën
“Të gjithë e kemi të qartë që objektivi jonë primar është kampionati. Mendoj që kemi bërë një pjesë të parë të mirë në Kiev. Stadiumi i Kamzës do na duket më i mirë se ai i Kievit sepse objektiv kemi titullin dhe do jetë një luftë e gjatë në 36 javë. Pres të bëjmë të njëjtën gjë me Kamzën.”

Rotacioni në formacion
“Do fillojmë rotacionin që këtë javë. Rikthehet Nimaga por mungojnë Osmani dhe Jashanica. Duke parë ngarkesën e ndeshjes jemi të detyruar të bëjmë rotacion pa prishur ekuilibrat në lojë dhe cilësinë e lojës. Në Europë do të kenë prioritet ata lojtarë që nuk kanë shumë minuta për të promovuar sa më shumë lojtarë.”

Forca e grupit
“Në fazën eliminatore të Europa League nuk kemi bërë shumë llogari gjatë ndeshjeve. Kemi luftuar ballazi me çdo kundërshtar për të parë se ku mund të shkojmë në këtë lloj kompeticioni. Nëse do të luajmë si grup i vetëm mund të bëjmë edhe diçka të paparashikuar”.

Kontrata me Skënderbeun
“Me një klub me lidh projekti dhe jo kontrata. Në pjesët teknike kërkoj të kem një lloj ekskluziviteti dhe kur e ndiej që nuk jam në pozicionin e duhur edhe mund të tërhiqem, por për kontratën mund të flasë me presidentin edhe pse është ende herët”./panoramasport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: