Dajana kishte gjithë këto vitë një dëshirë të madhe, të shërohej dhe të kishte mundësi të shkonte ne ekskursion me shokët dhe shoqet e klasës. Dëshirat iu realizuan pasi ajo bashkë me moshatarët e saj e bëri ekskursionin e parë në Tiranë, në studion e shqiptarëve. Dajana ishite e ftuara speciale e emisionit së bashku me mësuesen Vera Zaho dhe shokët.

Me trupin drejtë dhe pa masën tumoriale në shpinë. “Falënderoj shqiptarët për shqiptarët që unë të shërohesha dhe të isha si shokët e mi. Vetëm falë tyre unë shkoja në shkollë, ata janë gëzimi im” tha vajza në studio.

“Jemi shumë të lumtur për shoqen tona të dashur, e cila e kaloi këtë moment të vështirë dhe tani është si të gjithë ne” kështu u shprehën nxënësit.

Mësuesja e Dajanës Vera Zaho tha se ndihej shumë e prekur kur shikonte nxënësen dhe lotët e gjyshes se saj. E pyeta gjyshen nëse mund ta bëja publik rastin. Kontaktova me emisionin tuaj, kur gjerat bëhen me shpirt, rrugët hapen” u shpreh mësuesja në studio.

“Kur dëgjova që shqiptarët ishin bashkë dhe se fondet ishin mbledhur për operacionin, kjo ishte lumturia më e madhe që kisha, buzëqeshja e saj nuk ka çmim, jam super e lumtur dhe jam e bekuar që kam këtë profesion. Jemi te bekuar që marrim kaq dashur nga fëmijët” tha mësuesja

Ola e pyet mësuesen për fëmijët e saj dhe i thotë se informacionin për të e ka marrë nga nxënësit. Mësuesja nuk e di që fëmijët e saj vajza në Kinë dhe djali në Itali kishin një mesazh për të. Mesazhi u përcoll në studio, njëzëri fëmijët e mësueses thanë se ndiheshin pafund krenar për atë që kishte bërë e ëma e tyre për Dajanën.

Mesazhi e ka emocionuar pa fund mësuesen Vera Zaho dhe e ka lënë në lot.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb