Derbi i parë i sezonit dhe gjithashtu i pari për Ilir Dajën në pankinën e Partizanit. Tekniku kërkon të debutojë me fitore, duke shfrytëzuar momentin e shkëlqyer që po kalon skuadra e tij në javët e fiundit. “Derbi është më shumë një ndeshje për tifozët pasi duhet fituar. E dimë që një fitore të jep një shtysë më shumë për vazhdimësinë e kampionatit. Koka do të jetë e ftohtë dhe zemra do të jetë zjarr për ne në këtë ndeshje. Jemi me këmbë në tokë dhe në historinë e derbit kur pasur diferenca nuk kishte favoritë. Tirana vjen si kampione dhe mes skuadrave nuk ka diferenca. Jemi në gjendje të mirë fizike dhe e dimë që do të jetë një ndeshje mjaft e vështirë. Dede ka qenë një nga lojtarët më të mirë që kam trajnuar dhe jo i vështirë për t’u menaxhuar. Ka një eskperiencë jo të mjaftueshme, por duhet të ketë ai më shumë respekt për mua”, ka thënë Daja.

Daja
Daja

“E thashë që kjo ndeshje luhet për tifozët që janë dy më të mëdhatë në Shqipëri. Janë një mungesë e madhe dhe ne me tifozët kemi pasur një marrdhënie të mirë pasi na kanë ndjekur gjatë këtyre ndeshjeve. E dimë që do të në ndjekin edhe pse e dimë që nuk do të jenë në stadium do të na ndjekin”, ka vijuar tekniku I Partizanit, që më pas flet edhe për rivalët.

3. Partizani Niset I Plote Daja Pergatit Surprizen, Te Gjithe Titullaret Ne Dispozicion
3. Partizani Niset I Plote Daja Pergatit Surprizen, Te Gjithe Titullaret Ne Dispozicion

“Ka larguar lojtarët që nuk u janë dashur dhe kanë afruar shumë të tjerë. Ne e respektojmë Tiranën për cilësit që ka, por ne kemi një grup që ka bërë mirë deri më tani. Shtypi na nxjerr ne favorit, por s’duhet harrojmë që Tirana është skuadër për t’u mundur. Nëse arrijmë të fitojmë me lojë dhe rezultat do të kemi një bonus për vazhdimësinë”, ka thënë Daja.

3. Kerkohet Nje Bomber Partizani Vuan Golat, Sulmuesit Thirren Ne Kauze
3. Kerkohet Nje Bomber Partizani Vuan Golat, Sulmuesit Thirren Ne Kauze

“Për mua ka rëndësi të fitojmë edhe me gjymsë goli pasi për ne ka rëndësi vetëm 3 pikët. Unë kam drejtuar 4 derbe, por kam drejtuar edhe Dinamon dhe nuk e kam problem këtë pjesë. Nëse shikoni që I drejtohem gjyqtarëve është për shkak të heqjes së presionit nga lojtarët dhe ta marrë përsipër vet. Që në momentin e parë që kam marrë Partizanin e kam thënë që kemi dy plane edhe nëse nuk hapet merkato. Ajo që nuk fshihet është reparti I mbrojtes që kemi vetëm 4 lojtarë, ndryshe nga repartet e tjera që I kemi të dubluar. Është një kampionat I gjatë e mund të ketë probleme në këtë repart e duhet të presim javë pas jave për të dalë me një objektiv”.

3. Stadiumi Nuk Ndryshon Rrezohet Pista E Elbasanit, Ndeshja Luhet Ne Air Albania
3. Stadiumi Nuk Ndryshon Rrezohet Pista E Elbasanit, Ndeshja Luhet Ne Air Albania

Daja ka një merak përpara derbit, që lidhet me fushën e stadiumit “Air Albania”. “Stadiumi I ri është më i mirë në Shqipëri dhe është për t’u përshëndetur. Ne na intereson fusha pasi nuk kemi tifozë. Për ne është shumë problem pasi qarkullojmë shumë topin. Kur e pashë fushën dje nuk nuk jam ndjerë mirë e ky derbi mund të luhej në stadium tjetër që mund ta vendoste Tirana që është organizatore”, ka përfunduar Ilir Daja.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb