Ilir Dajës nuk i del e keqja, nuk do t’ia dijë as për paralajmërimin e bërë nga Komisioni i Disiplinës, trajneri i Partizanit nuk tërhiqet nga ideja e tij, nga gara për titull i nxorën arbritrat pasi ekipi i tij sipas Dajës është paralizuar në mënyrë sistematikë, kjo e Jorgjit ndaj Vllaznisë ishte goditja finale:

AKUZAT– Ka qenë një javë aq e vështira sa… Jo vetëm në këtë ndeshje, por jemi goditur sistematikisht. Kur po vija për në konferencë më vjen email dhe pashë vendimet e Disiplinës, si duket kanë menduar t’ia dërgojë njëherë trajnerit, sepse nuk do hapë gojën. Është e vështirë për vetë faktin se nuk është një rast i izoluar, sepse të jetë një është normale sepse njerëz jemi të gjithë gabojmë. Ishte një goditje në momentin final. Kam dëshmuar dje të gjithë opinionistët e futbollit të Vllaznisë. Nuk kam asgjë me klubin e Vllaznisë, nuk e dha Vllaznia penalltinë. Nuk kanë pse reagojnë, pasi nesër mund t’i ndodhë Vllaznisë. Unë e kam pësuar dy herë ta humb titullin kështu në karrierë. Nëse nuk do ishte Jorgji do ishte një tjetër. Në 4 ndeshjet e fundit në 3 ndeshje na ka gjykuar Hamiti, Partizani me të nuk ka fituar asnjëherë gjatë sezonit. Me Feratra dhe me shokë, e pamë se çfarë kërkuan të bënin. Nëse nuk do e kishin realizuar këtë javë, java e fundit në Ballsh do ishte skëterrë për mendimin tim.

MUNGESAT– Mungesat tashmë dihen. Asani dhe Zhunior jashtë për shkak dëmtimi. Belica dhe Broja mungojnë për shkak kartonësh. Do shkojnë të bëjmë më të mirën për këtë ndeshej. Sigurisht nuk do pretendojmë të luftojmë me mullinjtë e erës sepse gjithçka është e mbyllur. Do respektojmë kampionatin, veten dhe gjithë punën e bërë këtë sezon, duke i treguar gjithsecilit se Partizani nuk ka pasur aleatë në këtë kampionat.

NDËSHKIMET NË VAZHDIMËSI– Nuk kemi probleme me Vllazninë, nuk e dhanë ata penalltinë. E kanë merituar vendin ku janë. Kampionati të vendoset me meritë, të mos jenë protagonistë arbitrat. Nëse e jepte në sekondë, në rregull. Por është e çuditshme që anësori ishte larg Belicës dhe e vendosin ata penalltitë. Kjo është ajo për të cilën po diskutojmë. Nuk është vetëm ky rast. Janë disa gola të anuluar, gola të rregullt. Janë në vazhdimësi në fazën e fundit. Nëse nxjerr një konkluzion, e nxjerr në vazhdimësi. Nëse këto janë në vazhdimësi, këto janë vendime të vendosura më parë.

BYLISI– Luftuam deri në javën e parafundit, nuk na lanë të vazhdonim luftën edhe këtë javë. Nëse themi se do pretendojmë edhe këtë javë për titullin, do ishte një utopi, sikur të luftonim me mullinjtë e erës. Nuk na lanë deri tani, s’kanë si do na lënë për ndeshjen e fundit. Nuk e kam fjalën që do jemi sa për prezencë në Ballsh, por titulli është mbyllur. Do shkojmë me kontingjentin që kemi në dispozicion dhe do japim maksimumin.

Kemi filluar të mendojmë për Europën, sepse kemi shumë lojtarë në fund kontrate. Disa prej tyre, siç e ka konfirmuar shtypi kanë firmosur edhe parakontrata, diçka që e lejon edhe FIFA, por në etikën morale kjo nuk shkon. Te Partizani të gjithë janë trajtuar shumë mirë, duke i mbështetur në të gjitha drejtimet.”, tha Daja.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: