TIRANË

Ish-kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka publikuar një pjesë të fjalës së kryeministrit Edi Rama me 12 maj.

Sipas Vasilit, shefi i qeverisë përpara gazetarëve tha se kreu i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako nuk ka asnjë bisedë të drejtpërdrejtë me kriminelët, por këtë ish-deputeti e quan si  gënjeshtër  të dalë sheshit pas materialeve të publikuara sot në gazetën gjermane.

Ai pohon se kreu i bashkisë së Durrësit ka folur me kriminelë aq shumë sa “është shqepur”.

“Shiheni me syte tuaj kur ne 12 maj 2019 Edi Rama mbronte Dakon ne konference shtypi dhe genjente sheshit.(VIDEO). Shiheni Videon ku Edi Rama perbetohet paturpesisht se s’ka asnje bisede te Dakos me kriminelet,vecse thjesht permendet nga kriminelet ne bisedat e tyre.

Krahasojeni genjeshtren e paturp te Rames,me pergjimet e bera publike nga BILD-i gjerman, ku del e qarte,si drita e diellit, se Dako ka folur sa eshte shqepur me kriminelet”-shkruan Vasili.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb