DURRES- Kandidati i Aleancës për Shqipërinë Europiane për Bashkinë e Durrësit, Vangjush Dako, ka marrë pjesë në një aktivitet të organizuar në qendër të qytetit në kuadër të Dirës Ndërkombëtare të Familjes. Në aktivitetin ndërgjegjësues “Lumturia Fillon në familje”, Dako theksoi se Bashkia e Durrësit ka qenë dhe do të jetë gjithmonë në ndihmë të njerëzve në nevojë duke dhënë kontribut edhe për zbutjen e problematikave në familjet e këtyre njerëzve në nevojë.

Më tej kryebashkiaku Dako tha se një familje e shëndoshë është baza për një shoqëri të shëndoshë.

“Zhvillimi i politikave i shoqëruar me zbatimin dhe monitorimin e programeve të orientuara nga fuqizimi i familjes janë thelbësore për një jetë sa më të mirë në familje dhe ofrimi i tyre për këdo”, tha Dako.

Ky aktivitet erdhi si përmbyllje të një fushate informimi dhe ndërgjegjësimi disaditore që është zhvilluar në zona të ndryshme të qytetit të Durrësit ku partnerët kanë promovuar vlerat e familjes.

Në sheshin “Liria” ishin të vendosura gjithashtu “Shtëpizat e Lumturisë”, në të cilat familje të ndryshme kryen promovime për të dhënë shembullin e tyre se si arrijnë ta mbajnë familjen e tyre të lumtur.

Gjithashtu kjo ditë shërbeu për të rritur informimin rreth proceseve sociale, ekonomike dhe demografike që prekin familjen.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: