Athina Zyrtare ka përgënjeshtruar Sekretarin e Përgjithshëm  të NATO-s se Greqia dhe Turqia kanë rënë dakord për bisedime teknike.

Burime diplomatike për mediat greke thonë se zgjidhje dhe de-eskalim i situatës vjen vetëm në rast se Turqia tërheq të gjitha anijet turke nga territori grek.

Por po këto burime konfirmojnë se ka një koordinim me Stoltenberg për të krijuar mekanizma de- eskalimi për situatën e tensionuar në Mesdhe.

 

“Pas bisedimeve të mia me liderët turq dhe grekë, dy vendet aleate ranë dakord të fillojnë bisedimet teknike në NATO për të krijuar mekanizma ushtarakë për parandalimin e konfliktit në Mesdheun Lindor dhe për të zvogëluar rrezikun e aksidenteve dhe incidenteve”, tha Stoltenberg pak më parë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb