Kroacia përmbysi Kanadanë, me ndeshjen e Botërorit që përfundoi 4-1. Trajneri i kroatëve, Zlatko Dalic në intervistën pas sfidës është shprehur se diçka të tillë mund ta bëjnë vetëm skuadrat e mëdha.

“Dëshiroj t’i përgëzoj djemtë për një ndeshje të shkëlqyer. Që në minutën e parë pësuam gol kundër një ekipi që ka shumë entuziazëm dhe energji, ata u emocionuan edhe më shumë, por ne arritëm t’i qetësojmë dhe t’i mposhtim 4- 1. Këtë mund ta bëjnë vetëm skuadrat e mëdha, skuadrat e motivuara” – Tha ai. Kroacia kryeson grupin në të cilin bën pjesë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: