Kupa e Italisë këtë edicion është mjaft interesante, pasi në gjysmëfinale janë skuadra si Juventusi, Interi, Fiorentina dhe Cremonese.

Tashmë janë vendosur përfundimisht edhe datat e ndeshjeve. Vëmendja më e madhe do jetë te Juventus-Inter, sfidë kjo e programuar të luhet me 4 prill në orën 21.00 në “Allianz Stadium”.

Takimi tjetër Fiorentina-Udinese do të zhvillohet me 5 prill. Sa i takon “betejave” të kthimit, akoma nuk janë përcaktuar datat. Se kush do ia dalë të dërgojë trofeun në shtëpi, mbetet të shihet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb