Robert Lewandowski te Barcelona tashmë po bëhet gjithnjë e më konkrete, me sulmuesin polak që ka autorizuar agjentin e tij për të biseduar me drejtuesit katalanas, të cilët e kanë mirëpritur. Madje mediat spanjolle shkojnë edhe te detajet.

Barcelona është gati të bëjë një kontratë 3 vjeçare, me 8 milionë euro në sezon. Akualisht Lewandowski përfiton 12 milionë euro në sezon te Bayern, por në verë futet në vitin e fundit të sezonit dhe politika e klubit bavarez është vetëm një vit zgjatje kontrate dhe ulje page me 2 milionë euro.

Bomberi polak, pasi ka fituar gjithçka me Bayern në 8 vitet e qëndrimit në Mynih, dëshiron të ndërrojë ambient. Edhe klubi është i prirur të mos e pengojë, madje vetë Bayern është i interesuar të kuptojë qëllimet e Lewandowskit, për të gjetur zëvendësuesin e tij.

Bayern, së pari, do të përfitonte afro 30 milionë euro nga shitja, edhe pse Barcelona pretendon jo më shumë se 20 milionë, pasi polaku mbush 34 vjeç në gusht. Së dyti, bavarezët heqin dorë nga një pagë e majme. Tashmë mbetet për t’u parë nëse Lewa do të largohet nga Gjermania pas 12 vitesh në Bundesligë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb