Detaje të tjera zbardhen nga aksidenti tragjik, që i mori jetën yllit botëror të basketbollit, Kobe Bryant, me vajzën e tij 13-vjeçare. Mediet e huaja konfirojnë se në helikopter ndodheshin gjithsej nëntë persona, ku fatkeqësisht nuk ka asnjë të mbijetuar.

Ndërkohë, “Daily Mail” raporton se janë identifikuar raporton se janë identifikuar një pjesë e viktimave, ku përveç Kobe Bryant dhe vajzës së tij, viktimë është edhe piloti i helikopterit, Ara Zobayan, si dhe trajneri i bejsbollit nga Orange County College, John Altobelli, gruaja e tij, Keri, dhe vajza e tyre, Alyssa.

Po ashtu, një tjetër viktimë e aksidentit tragjik është edhe trajnerja e basketbollit të femrave, Christina Mauser.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb