TIRANË

Zbardhen detaje të reja nga operacioni “Gjysmëfinalja” kundër lojërave të paligjshme të fatit, ku u angazhuan 1100 efektivë policie dhe ku u arrestuan në total 35 persona. Gazetarja Dorjana Bezat zbardh për “BalkanWeb” emrat e të arrestuarve nga Tirana, në Vlorë, Fier, Shkodër, Durrës, Korçë e Bulqizë.

Gjatë aksionit, policia kontrolli 656 ambiente, prej ku sekuestroi 15 kompujtera, 5 makineta për lojëra fati, 16 tableta që shërbenin për vënie bastesh, 8 tavolina pokeri, 15 DVR, 41 aparate celular, 5 milionë lekë dhe prova të tjera materiale, të cilat shërbimin për ushtrimin e veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit.

Emrat e të arrestuarve:
– Tiranë. Në kuadër të operacionit “Gjysmëfinalja” nga DVP Tiranë dhe Komisariateve në varësi u bë arrestimi në flagrancë i 19 shtetasve konkretisht: Arben Shahu, Arnaldo Zenelaj, Skënder Mejdani, Amarildo Duka, Daniel Latifaj, Bruno Lico, Sinan Murati, Enea Çarçani, Miklovan Saka, Indrit Lika, Muhamed Xhafa, Gentian Garuja, Altin Forgali, Gramoz Dragjoshi, Ardian Qosja, Hysni Masha, Besarb Hykollari, Luan Billa dhe Ferdinant Hysenbelliu.

– Vlorë- Në kuadër të operacionit “Gjysmëfinalja”, u arrestuan në flagrancë shtetasit Erjon Meminaj, Klejdi Dulaj, Orli Gjyzeli, Jon Zotaj, Marjo Tairaj dhe Romeo Haderi.

– Shkodër- Në kuadër të operacionit policor të koduar “Gjysmëfinalja”, u arrestuan në flagrancë shtetasit: Nikolin Paja, Muharrem Firi, Silvano Peraj, Ilir Toska dhe Arnes Demolli.

– Durrës – Në kuadër të operacionit “Gjysmëfinalja”, u arrestuan në flagrancë shtetasit Xhulio Preçi dhe Briand Muça, pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojrave të fatit.

– Fier-Në kuadër të operacionit “Gjysëmfinalja” në qarkun Fier u arrestua shtetasi Klaudio Çela.

– Bulqizë- Në kuadër të operacionit “Gjysmëfinalja”, u arrestua në flagrancë shtetasi Izet Përkoxha, pasi u konstatua duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojrave të fatit.

-Qarku Korçë, në kuadër të operacionit “Gjysmëfinalja”, u arrestua në flagrancë shtetasi Renaldi Berberi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb