Nga 22 kandidatë për 3 vendet vakante për anëtarë jogjyqtarë të gjykatës së Lartë, vetëm 8 prej tyre plotësojnë kriteret formale për të vijuar garën. Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi të skualifikojë 14 pretendentët e tjerë.

Në relacionet e përgatitura thuhej se juristët në garë, nuk përmbushin kriteret formale, për këtë shkak nuk mund të lejoheshin të vijonin kandidimin.

Për momentin në garë mbeten, ish kryeprokurori Theodhori Sollaku, drejtori i shkollës së Magjistraturës Sokol Sadushi, pedagogia Kestrin Katro dhe profesori i së drejtës, Ervin Pupe, ish nën-kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, sot Këshilli i Lartë Gjyqësor, Ilir Panda, si dhe juristët  Ardita Buna Alsula, Jetmira Rragami dhe Rezarta Melo (Cenaj).

Fakti që kalojnë fazën e parë, jo domosdoshmërisht i bën kandidatët kualifikues të zënë një vend të gjykatën supreme.

Kjo pasi Këshilli i Lartë Gjyqësor do të verifikojë pasuritë e tyre, figurën morale dhe aftësitë profesionale.

Nëse kalojnë me sukses edhe këtë fazë, kandidatët ftohen në intervistë dhe bëhet pikëzimi i tyre, sipas parashikimeve në rregullore.

Mbi këtë bazë, bëhet edhe emërimi në gjykatën që kosiderohet si maja e sistemit gjyqësor, e  cila prej muajsh nuk funksionon. Për momentin në Gjykatën e Lartë ushtron funksionin vetëm një anëtar, pasi të tjerët u rrëzuan nga vettingu.

Testin e trefishtë të kontrollit nuk e kaloi me sukses as kryegjykatësi Xhezair Zaganjori, i cili vite më parë u emërua nga radhët e juristëve të spikatur, pra nga jashtë sistemit gjyqësor. Me largimin e tij nga vetting hapej në Gjykate e Lartë një tjetër vend për anëtar jogjyqtar. Në këto kushte Këshilli vendosi të shpallë vakancën për anëtarin e katërt jogjyqtar në këtë gjykatë.

(d.ç./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb